BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

- Bota Sot

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot paketën e 17-të të masave ekonomike dhe individuale kufizuese ndaj Rusisë, njoftoi Këshilli në faqen e tyre zyrtare. Këto masa synojnë të privojnë Rusinë nga qasjet në teknologjinë kyçe ushtarake dhe të kufizojnë të ardhurat nga energjia që financojnë agresionin e saj ndaj Ukrainës. Për këtë qëllim, janë targetuar fuqishëm "flotat e errëta" të tankerëve të naftës të Rusisë, operatorët e tyre, si dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës rus, Surgutneftegas.

Paketa e 17-të është pjesë e një seti më të gjerë masash të Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu adresojnë aktivitetet hibride të Rusisë, shkeljet e të drejtave të njeriut në vend dhe përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave nga forcat ruse në Ukrainë, në kuadër të tri regjimeve të tjera sanksionesh.

“Ky raund i sanksioneve është ndër më të gjerët që nga fillimi i luftës, duke përfshirë masa të reja lidhur me aktivitetet hibride, të drejtat e njeriut dhe armët kimike. Pjesë e kësaj pakete janë gjithashtu Surgutneftegas – prodhues i madh i naftës rus – dhe pothuajse 200 anije që operojnë në flotën e errët të Rusisë. Ndërkohë që Presidenti Putin deklaron pretendime për paqe, sanksione të tjera janë në proces”, thuhet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Ata që mundësojnë veprimet e Rusisë do të përballen me pasoja të rënda. Përgjigja ndaj Rusisë do të bëhet më e fortë sa më gjatë të vazhdojë lufta e saj e paligjshme dhe brutale”, theksoi ajo.



Read it all at Bota Sot