Dani Parejo: Real-i ishte shumë dobët këtë vit

- Bota Sot

Dani Parejo: Real-i ishte shumë dobët këtë vit

Veterani i Villarreal-it, Dani Parejo, e ka kritikuar ashpër Real Madrid-in.

Parejo thotë se Real Madridi ka performuar më dobët këtë sezon, ndërsa ai e konsideron gjithashtu lojtarin e Barcelona-s, Lamine Yamal, përpara Kylian Mbappe-s për sa i përket aftësisë dhe paraqitjeve.

Ai u tha gazetarëve: “Këtë vit Real Madridi ka treguar një nivel shumë, shumë të ulët për potencialin që ka. Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm, të cilët mund të fitojnë ndeshje vetëm me dy aksione, por për të thënë të vërtetën këtë vit nuk më kanë pëlqyer fare; as taktikisht dhe as në mbrojtje, ku kanë qenë shumë të dobët.

“Çdo ekip mund të kishte shënuar dy ose tre gola. Është gjithashtu e vërtetë se ata kanë pësuar humbje shumë të rëndësishme që nuk janë zëvendësuar.

“Kylian Mbappe më befasoi si lojtar. Ajo që bën është çmenduri, por unë e kuptoj futbollin ndryshe. Për mua, Lamine Yamal kontribuon shumë më tepër duke shënuar 20 gola më pak se Mbappé. Yamal është një djalë që u prek nga një shkop magjik.

“Ai ka një sasi të jashtëzakonshme burimesh, është i veçantë, ka diçka që të tjerët nuk e kanë: kuptimin e lojës. Është e pabesueshme që në moshën 17 vjeç ai e kupton atë në këtë mënyrë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e një goli të shkëlqyer për Spanjën kundër Francës, por me të diturit se si të luash çdo top”.



Read it all at Bota Sot