Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, është i përgatitur të largohet këtë verë.
Alvarez u transferua te Atletico vetëm verën e kaluar nga Manchester City dhe ka qenë i shkëlqyer në sezonin e tij të parë në La Liga.
Por El Chiringuito de Jugones thotë se nëse marrin një propozim tërheqës, përfaqësuesit e tij nuk do të hezitojnë ta kalojnë atë te bordi i Atlético-s.
Përfaqësuesit e Alvarez janë të vetëdijshëm se sezoni i shkëlqyer i sulmuesit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe se disa klube kanë filluar të tregojnë interes për ta nënshkruar atë.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga pretendentët do të dalë përpara dhe do të paraqesë një ofertë “të denjë”.
Këtë sezon me Atletico-n, Alvarez ka koleksionuar 29 gola dhe gjashtë asiste në 57 ndeshje zyrtare.
Vlera e argjentinasit në merkato është 90 milionë euro.