U raportua si i zhdukur, gjendet i sigurt 34-vjeçari në një objekt të braktisur në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

U raportua si i zhdukur, gjendet i sigurt 34-vjeçari në një objekt të braktisur në Prizren

Pas tri ditësh ankthi dhe pasigurie, historia e zhdukjes së Granit Çoçajt, rreth 34-vjeçar, nga fshati Lubizhdë e Prizrenit ka marrë fund me një zhvillim pozitiv: ai është gjetur i gjallë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas hetimeve të intensifikuara nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, është arritur të lokalizohet viktima në mëngjesin e 20 majit 2025.

Granit Çoçaj është gjetur në një objekt të pabanuar në lagjen “Dardania” të Prizrenit, në gjendje të rënduar emocionale, por pa lëndime serioze fizike. Pas gjetjes, atij i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është dorëzuar në duart e familjarëve të tij.


Zhdukja e tij ishte raportuar nga vëllai i tij, A.Ç, rreth 28-vjeçar, më 17 maj, pasi kishte humbur çdo kontakt me të në orët e hershme të mëngjesit. Lajmi kishte alarmuar familjen dhe rrethin e gjerë, ndërsa kërkimi kishte vazhduar me intensitet nga të afërmit dhe autoritetet.

Zyrtarët hetues kanë zhvilluar veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë, e cila ka urdhëruar procedurat për mbylljen e rastit si “person i gjetur”, pasi nuk janë konstatuar elemente të ndonjë vepre penale.



Read it all at Gazeta e Prizrenit