Gazetari i njohur italian zgjedh lojtarin nga Kosova në formacionin ideal

- Bota Sot

Gazetari i njohur italian zgjedh lojtarin nga Kosova në formacionin ideal

Ylber Ramadani ka lënë shenjën e tij si protagonist në javën e parafundit të Serisë A, pasi me një gol të shkëlqyer i dhuroi suksesin 1-0 Leçes ndaj Torinos.

Një sukses që mban ekipin në garën për  mbijetesën në Serinë A, si dhe kthen në qendër të vëmendjes përsëri mesfushorin i cili kishte humbur vendin e titullarit.

Pas kësaj ndeshje, nuk kanë munguar edhe lëvdatat për Ramadanin, mes të cilave ajo e trajnerit Marko Xhampaolo, por edhe gazetarit të njohur italian, Fabio Karesa. Ky i fundit, duke zgjedhur formacionin më të mirë të javës, ka vendosur në mesfushë pikërisht Ramadanin.

“Vendos Ramdanin pasi në një moment vendimtar të kampionatit, kush shënon gola vendimtarë për objektiva thelbësorë siç është mbijetesa, e meriton këtë vend. Ai e ka pasur gjithmonë gjuajtjen nga distanca. Jo gjithmonë gjen portën, por kur e gjen… i mundësoi skuadrës së tij të fitonte këtë ndeshje”, argumentoi Karesa zgjedhjen e tij mbi Ramadanin.



Read it all at Bota Sot