Policia portugeze ka njoftuar se ka rikuperuar trofeun e Champions League në futboll (femrat) që u vodh nga stadiumi ‘Jose Avalada’ në Lisbonë, ku është planifikuar të luhet finalja e madhe midis Barcelonës dhe Arsenalit më 24 maj.
Grabitja ndodhi të dielën gjatë një ndeshjeje të kampionatit portugez midis Sporting dhe Vitoria Guimaraes.
Policia e zbuloi rastin vetëm të nesërmen.
Përveç trofeut, grabitësit vodhën edhe disa gjëra të tjera me vlerë.
"Disa individë me kapela dhe maska hynë me forcë në bodrumin e stadiumit", - ka njoftuar policia lokale.
Trembëdhjetë të dyshuar janë identifikuar, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera.
Të gjithë të dyshuarit u morën në pyetje. Kupa, ashtu si gjërat e tjera, iu kthyen përfundimisht UEFA-s.