Manchester City është më një këmbë në garat e arshshme të Champions League.
Skuadra e trajnerit Pep Guardiola e ka mposhtur me rezultat 3:1 Bournemouth-in, në takimin e javës së 37-të në Premier League.
City ka shënuar fitore falë golave të Marmoush (14), Silva (38) e Nico (89).
Jebbison (90+4) shënoi për udhëtuesit.
Kovaçiç i Cityt u përjashtua në minutën e 67-të dhe Cook i udhëtuesve në atë të 74-tën.
Manchester City kalon në vend të tretë me 68 pikë e Bournemouth është i 11-ti me 53 sosh.