Maresca i pakënaqur

- Bota Sot

Maresca i pakënaqur

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, thotë se ai nuk është i kënaqur nga koha më e madhe që ka në dispozicion skuadra e Real Betis ka për t’u përgatitur për finalen e Conference League në krahasim me ekipin e tij.

La Liga e ka zhvendosur ndeshjen e fundit të Betis në kampionat për të premten mbrëma, ndërsa Chelsea luan me Nottingham Forest dy ditë më vonë, ditën e diel, duke patur 48 orë më pak përgatitje për finale.

Chelsea duhet të mposhtë Forest për të garantuar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, përpara se të përballet me Betis, të mërkurën e ardhshme në Poloni.

“Nuk jam i lumtur. Nuk mund të lejosh një ekip të ketë 48 orë më shumë kohë për t’u përgatitur në krahasim me skuadrën tjetër, kur luan në një finale të kompeticionit evropian”, deklaroi Enzo Maresca në konferencën për shtyp.



Read it all at Bota Sot