Igli Tare preferon edhe ish-trajnerin e Barcelonës

- Bota Sot

Igli Tare preferon edhe ish-trajnerin e Barcelonës

Milani dhe Igli Tare duan që Vinçenco Italiano të nisë një epokë të re, por ka edhe kandidatë të tjerë që po vlerësohen.

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport (nëpërmjet MilanNews), kuqezinjtë më në fund e ka zgjidhur çështjen e drejtorit sportiv. Në orët e fundit ka pasur një përshpejtim përfundimtar për Taren, i cili ishte praktikisht i vetmi kandidat i vërtetë i mbetur në listë.

Dje, vonë në mbrëmje, mbërriti konfirmimi (ende jozyrtar) se shqiptari do të bëhet pjesë e menaxhmentit dhe do të fillojë nga puna në ditët në vijim. Më në fund, ata mund të fillojnë planifikimin e sezonit të ardhshëm, i cili do të duhet të jetë krejt e kundërta e atij që po i vjen fundi.

Detyra e parë e Tares do të jetë zgjedhja e trajnerit të ri. Ende nuk ka mbërritur asnjë lajm në lidhje me Serxho Konseisaon, por qëndrueshmëria e tij në këtë pikë duket e pamundur, duke pasur parasysh se rezultatet nuk kanë qenë ato që dëshironte udhëheqja aktuale.

Ndërsa flitet shumë për Mauricio Sarrin, kishte tension midis italianit dhe shqiptarit te Lacio, me raportin që përmend një “marrëdhënie jo shumë idilike” midis dyshes.

Kështu, Vinçenco Italiano është një emër që “mund t’i kënaqë të gjithë”, por dhe Çavi Hernandez duke qenë se puna e tij ka qenë mjaft mbresëlënëse.



Read it all at Bota Sot