Kështu dukeshin si fëmijë legjendat e futbollit të Kosovës, në vitet e 80-ta dridhen një ish Jugosllavi

- Bota Sot

Kështu dukeshin si fëmijë legjendat e futbollit të Kosovës, në vitet e 80-ta dridhen një ish Jugosllavi

Faton Domi ka qenë emër i madh i futbollit të Kosovës.

Shumë vitë është paraqitur në fanellën e gjeneratës së artë të Prishtinës, pastaj shkoi në Vëllaznim të Gjakovë, ku humbi jetën tragjikisht së bashku me Favzi Ramën me 22 nëntor në vitit 1987 disa orë pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi.

Domi shihet në foto në këmbë dhe është në mes, kështu dukej si fëmijë, legjenda e pavdekshme e futbollit tonë.

Ulur nga e majta i dyti legjenda Xhelal Kaçi shumë vite në Vëllaznim dhe KF Prishtina, ndërsa i treti ulur është legjenda Faruk Domi.

Faruk Domi është futbollist i dëshmuar i gjeneratës së artë të Prishtinës, Trepçës dhe shumë vite ka luajtur edhe për Vëllaznimin.

“Në përkujtim të shokëve dhe filleve të para të rrugëtimit futbollistik!

Foto Nostalgjike e nxjerrë nga arkiva e Skënder Tullumit me shokët e Lagjes së Dibranëve të vitit 1960 

Në këmbë: të ndjerët Fehmi Brovina, Faton Domi, Hilmi Brovina 

Ulur: Burim Kulludra, Xhelal Kaçi, Faruk Domi, Skënder Tullumi”, ka nënvizuar Faruk Domi.



Read it all at Bota Sot