Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës, Morinari Watanabe, ka zhvilluar një vizitë të posaçme në Shqipëri.
Drejtuesi japonez ka ndjekur nga afër Gjimnastradën 2025, aktivitet i zhvilluar në Shkodër, qytet që mban statusin e “Qytetit Europian të Sportit” për këtë vit.
Qëllimi i kësaj vizite është rritja e bashkëpunimit mes Federatës Botërore dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. I pranishëm ka qenë gjithashtu edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. KOKSH bën të ditur se Ylli e njohu e njohu 66-vjeçarin japoneze, Watanabe, me projektin “Ekipet Sportive të Shkollave” dhe kërkoi mbështetjen e tij që disiplina e gjimnastikës të përfshihet në këtë projekt.
Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, ku shoqëroheshin nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Luli, presidenti Watanabe ndoqi nga afër Gjimnastradën Kombëtare, me pjesëmarrjen e shumë fëmijëve nga e gjithë Shqipëria. Watanabe, një biznesmen i njohur japonez, President i Federatës Botërore të Gjimnastikës, që prej vitit 2017. Ai shprehu të gjithë vëmendjen e tij për të mbështetur gjimnastikën shqiptare.