Seria B ka për t’u luajtur ndeshjen e “play-out”. Ishin planifikuar sfidat mes Salernitanës dhe Frosinones, por gjithccka u anulua për shkak të Breshias.
Këto të fundit presin vendimin përfundimtar, që mund t’i zbresë në Seria C dhe të ndryshojë skenarin.
Kjo situatë e pazakonte pritet të zgjidhet në fillimin e qershorit.
Data e fundit kur do të ketë një përgjigje është 3 qershori. Më pas sërish nuk mund të ketë ndeshje për “play-out”, për shkak të pushimit nga FIFA para ndeshjeve të Kombëtareve.
Kështu finalet do të shtyhen deri në mesin e qershorit. Seria B duhet të presë kështu për verdiktet përfundimtare.
Në rast se Breshia zbret në Seria C, atëherë Frosinone siguron mbijetesën.
Do të ketë finale mes Salernitanës dhe Sampdorias. Këto të fundit ishin ata që kishin rënë nga kategoria, por tashmë shpresojnë te mrekullia.