Barcelona në telashe, Jamal kërkon pagë më të lartë se ajo e Levandovskit

- Bota Sot

Barcelona në telashe, Jamal kërkon pagë më të lartë se ajo e Levandovskit

Kontrata e Levandovskit është kthyer në një pengesë për Barcelonën, e cila është në tratativa me Lamine Jamal për të zgjatur akordin e lojtarit.

Siç dihet palët duan që të rinovojnë konratën, e cila skadon në 2026-ën, por kushti i vendosur nga Jamal duket se është mjaft i fortë.

Për të firmosur një kontratë të re me klubin që e promovoi, Jamal ka kërkuanqë të jetë lojtari më i paguar. Këty hyn në lojë edhe akordi i sulmuesit polak, i cili vitin që vjen do të përfitojë plot 26 milionë euro.

Sipas medieve spanjolle Barcelona, në gjendje të vështirë financiare, do të tentojë që të ulet në bisedime me Levandovskit për ta bindur të rinegociojë kushtet e vitit të katërt në Spanjë me qëllim që ta ketë më të lehtë për të plotësuar kushtin e vendosur nga Jamal.



Read it all at Bota Sot