Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që e çuan Interin e tij në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tre sezonet e fundit:
“Ishte një rrugëtim i gjatë për të arritur në finale, e bëmë hap pas hapi”, shpjegoi trajneri i zikaltërve për kanalet zyrtare të UEFA-s.
“Sfida e fundit e dyfishtë me Barcelonën ka mbetur e ngulitur në kujtesën e të gjithëve, por nëse mendoj edhe për Bayernin, ishte shumë e vështirë t’i mposhtje sepse është një ekip i madh, i organizuar, fizik. Çerekfinalja ishte si gjysmëfinale, ishin katër ndeshje me intensitet të jashtëzakonshëm. Kemi pasur një rrugëtim të madh në këto vite, dy finalet e Champions League janë falë punës së të gjithëve”.
Synimi i Interit tani është të marri atë kupë që nuk u fitua në Stamboll dy vjet më parë: “Të gjithë e mbajmë mend mirë atë finale. Ne luajtëm në kushte të barabarta kundër një ekipi shumë të fortë si Manchester City.
Ndoshta e meritonim të luanim kohën shtesë në atë ndeshje, por atëherë ishte e rëndësishme sepse ajo paraqitje na dha shumë ndërgjegjësim për mjetet tona”.
Në Allianz Arena ata do të përballen me një skuadër me një moshë mesatare dukshëm më të ulët se zikaltërit (23.6 kundër 29.6):
“Nuk mendoj se të jesh një ekip pak më i vjetër është problem. Në fakt, të ndihmon shumë në momente të caktuara të shumë ndeshjeve të rëndësishme.
Unë kam një grup lojtarësh të mëdhenj, por mbi të gjitha burra të mëdhenj që gjithmonë do të arrinin të punonin në mënyrën më të mirë të fitores – gjithmonë do të përpiqeshin të punonin në mënyrën më të mirë të fitores.
Do të jetë një finale shumë e rëndësishme, ne duam t’ua japim këtë gëzim të madh tifozëve tanë dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi.