Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

- Bota Sot

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin e pjesës së parë. 

“Djajtë e Kuq” u përpoqën deri në fund për të barazuar, por nuk ia dolën dot. Totenham arriti mbrëmjen e sotme të fitojë trofeun e tretë të Europa Ligës në historinë e klubit londinez. 

Lojtari më i mirë i ndeshjes, nga faqja zyrtare e UEFA-s, u zgjodh mbrojtësi argjentinas, Romero, i cili në pjesën e parë mbajti edhe shiritin e kapitenit, teksa më pas  futjes së Son, ia dorëzoi koreano-jugorit.



Read it all at Bota Sot