Shqipëria U-17 zbret sot në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë sfidojnë Gjermaninë

- Bota Sot

Shqipëria U-17 zbret sot në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë sfidojnë Gjermaninë

Pas një dite pauze, ditën e sotme rikthehet Europiani U-17. Sot në orën 18:00 rikthehen në fushë djemtë kuqezi për të sfiduar Gjermaninë në “Elbasan Arena” në sfidën e dytë të grupit.

Shqipëria U-17 kërkon sot një rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë U-17. Të dyja ekipet janë mposhtur në ndeshjet e tyre të para, dhe një gabim sonte në “Elbasan Arena” mund t’i kushtojë.

Ndërsa në orën 20:30 të mbrëmjes së sotme, do të zbresin në fushë Franca U-17 dhe Portugalia U-17.

Skuadrat që kanë fituar ndeshjet e para ndaj Shqipërisë dhe Gjermanisë do të përballen sonte në “Arenën Kombëtare”.



Read it all at Bota Sot