Ballkani U-21 kampion i Kosovës, krenari e qytetit të Therandës

- Bota Sot

Ballkani U-21 kampion i Kosovës, krenari e qytetit të Therandës

Kur nuk e fitojnë titullin seniorët e Ballkanit të Therandës, e fitojnë U-21 që janë krenari e qytetit të Therandës.

Ballkani U-21 është kampion i Kosovës.

Një gjeneratë që po vjen dhe që premton një Ballkan të fuqishëm për të ardhmen.  

Pas javës së 24-të Balllkani kryeson me 60 pikë e ka 11 më shumë se Drita U-21 në Bon Voyage Superliga U-21!

“’Kampionët vazhdojnë të luftojnë derisa e arrijnë qëllimin. 

Urime qytetit tonë, urime shpresat e FC Ballkanit, ju ia dolët 

Pas fitorës 2:3 ndaj Prishtinës, djemtë tanë U-21 edhe zyrtarisht konfirmohen kampionë të Republikës. 

Përgëzime dhe komplimente të gjithë lojtarëve, stafit teknik dhe krejt akterëve të klubit për punën e madhe, vetëmohuese dhe të shkëlqyeshme.

]E ardhmja e FC Ballkanit është në duar të sigurta, aferim”, shkruan në faqen e klubit.



Read it all at Bota Sot