Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

- Bota Sot

Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores.

Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit.

Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për repartin e mbrojtjes. Lideri i Tiranës pëlqehet shumë nga Ivan Gvozdenovic, i cili ka kërkuar që ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri.

Ekpserienca e Përgjonit në kampionatin shqiptar i garanton siguri në krahun e majtë të mbrojtjes. Kapiteni i Tiranës në fund të këtij muaji do të jetë një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me bardheblutë.

Palët nuk kanë rënë ende dakort për rinovimin dhe me shumë gjasa 27-vjeçari do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë vlen të theksohet se Përgjoni kërkohet edhe nga Egnatia dhe mbetet të shihet në javët e ardhshme se ku do të jetë destinacioni i radhës i kapitenit të bardhebluve.



Read it all at Bota Sot