KF Llapi: Është koha që Kupa të kthehet në Podujevë

- Bota Sot

KF Llapi: Është koha që Kupa të kthehet në Podujevë

Llapi sot kërkon trofeun e Kupës së Kosovës dhe daljen në garat evropiane.

Po ashtu edhe Prishtina!

Përballja mes Llapit dhe Prishtinës luhet sonte në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Finalja e Kupës së Kosovës pritet me padurim.

Cila skuadër do të fitojë trofeun, që ia mundëson daljen në garat evropiane.    

“Sonte luajmë për qytetin, për tifozët, për fanellën tonë!

Është koha që Kupa të kthehet në Podujevë!

Të gjithë së bashku për ta mbështetur Llapin drejt fitores sepse historinë e shkruajmë së bashku!

Forca Llapi”, njofton KF Llapi.



Read it all at Bota Sot