Kapiteni Son: Tani jam një legjendë

- Bota Sot

Kapiteni Son: Tani jam një legjendë

Kapiteni i Totenhemit, Son Heung-min arriti të ngrejë trofeun e Ligës së Europës mbrëmë pasi mposhtën me shifrat 1-0 Mançester Junajtidin. Pas përfundimit të sfidës ai nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.Teksa u pyet nga gazetarja : “A je legjendë tani?” Garet Bejl thotë: “Ai tashmë ishte”.

Ndërsa Son qesh dhe përgjigjet se: “Le të themi që janë një legjendë. Po? Pse jo? Vetëm sot”.

Ti the njëherë që nuk do ta quaje veten legjendë derisa të fitoje një trofe me këtë klub.

Son shprehet se: “Shiko, 17 vjet, askush nuk e ka bërë. Kështu që sot është dita, kështu sot do të thoja që jam legjendë e këtij klubi. Le ta shijojmë dhe festojmë”, përfundoi kapiteni.

Pas 17 vitesh pritje, klubi anglez arriti të fitojë një trofe dhe të sigurojë Championsin për sezonin e ardhshëm. Ky është trofeu i parë dhe për Son pas 10 vjetësh te Totenhem.



Read it all at Bota Sot