Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

- Bota Sot

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se po punohet për një raund të ri negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës, por vetëm Kievi duket më i nteresuar për këtë dhe jo Moska.

Sipas numrit një të Qëverisë Italiane, Vatikani është i gatshëm të presë raundin e dytë pas atij të Stambollit, me shpresën se kësaj here do të ketë një armëpushim, për të shkuar më pas në një zgjidhje të konfliktit.

Po punohet për një raund të ri negociatash dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është të falënderojmë Presidentin Zelensky dhe qeverinë ukrainase, të cilët kanë demonstruar në javët e fundit vullnetin e tyre të sinqertë për të kërkuar paqe duke pranuar negociatat. Nga ana tjetër, nuk kemi parë ndonjë hap konkret nga Rusia për momentin. Ia vlen ta kujtojmë këtë për të çmontuar një narrativë të caktuar sipas së cilës rusët ishin të gatshëm për paqe” – u shpreh Kryeministrja Giorgia Meloni në deklaratat për shtyp me Mette Frederiksen, Kryeministren e Danimarkës.

Përtej datave dhe vendeve, përparësia që duhet arritur është që të ketë negociata serioze, në të cilat të gjithë bashkëbiseduesit duan të demonstrojnë gatishmërinë dhe dëshirën e tyre për të ecur përpara. Ky është thelbi i punës që duhet të bëjmë tani, për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, e cila nuk mund të injorojë garancitë e sigurisë për Ukrainën” – përfundoi Meloni.



Read it all at Bota Sot