Prishtina është fitues i Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra me renome Prishtina ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Llapit të Podujevës, në finalen që u zhvillua para 10 mijë shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishitinë.
Atmosferë impozante që moti nuk është pa në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës.
Prishtina pati më shumë raste shënimi por pa konkretizim në 45 minutat e parë.
Në fund të pjesës së parë llapjanët kërkuan penallti por kështu nuk mendoj gyjqtari gjerman Robert Schroder.
Në minutën e 58-të, Llapi mbetet pa një lojtar pasi që Arbnor Ramadani u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas dy minutave (60’) Albin Krasniqi nga rreth 15 metra shënoi në këndin e djathtë paksa ia ndihmoi edhe një lojtar i Llapit që e devijoj topin, 1:0.
Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi në festë, pasi që përveç që fituan Kupën siguruan biletën për në garat evropiane. Llapi i
Tahir Batatinës mbetet jashtë garave evropiane!
Që nga pavarësimi i futbollit tonë, Prishtina për herë të nëntë fiton trofeun e Kupës së Kosovës.