I votuar si lojtari i ndeshjes në finalen e Europa League të fituar nga Tottenham kundër Manchester United (1-0), Cristian Romero fitoi gjithashtu edhe çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të të gjithë garës.
Mbrojtësi qendror 27-vjeçar, i cili qëndroi jashtë për pesë muaj midis nëntorit dhe marsit për shkak të një dëmtimi në kofshë, pati një fund shumë të mirë të sezonit në Europa League dhe u shpërblye për performancën e tij.
Edhe pse ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë garë këtë sezon, por cilësia e ish-lojtarit të Atalantës i ka lejuar Spurs të ngrejë trofeun e parë që nga viti 2008 (Kupa e Ligës Angleze).
Romero pason Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u zgjodh lojtari më i mirë sezonin e kaluar me OM, ndonëse humbi në gjysmëfinale kundër Atalanta, fitueses e trofeut të Europa League.