Milani i bën një dhuratë të madhe Guardiolës

- Bota Sot

Milani i bën një dhuratë të madhe Guardiolës

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat për blerjen e tij.

Bisedimet po vazhdojnë dhe duket sekanë arritur në një fazë të avancuar. Kështu raporton gazetari i Sky Sport Italia, Peppe Di Stefano. Sipas tij, Pep Guardiola e do holandezin para se të nisë Kampionati Botëror i klubeve.

Milani mund të shesë një lojtar të madh pas përfundimit të sezonit dhe Reijnders duket emri i përzgjedhur për të sjellë rreth 65 mln euro në arkën e klubit.

Ai numëron 15 gola dhe 5 asiste në 53 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.



Read it all at Bota Sot