Superkupa e Italisë, verdiktet e sotme zbuluan edhe 2 çiftet gjysmëfinale!
Shpallja e Napolit, kampion i Serisë A nuk është vendimi i vetëm që ka dhënë kjo mbrëmje e kampionatit italian.
Pozicionet përfundimtare të kampionatit dhe finalistët e Kupës së Italisë përcaktojnë pjesëmarrësit në katërshen finale të Superkupës së Italisë që do të luhet përsëri në Arabinë Saudite.
Napoli-Milan dhe Inter-Bolonja do të jenë dy gjysmëfinalet.