Kapiteni i Kosovës’, dy tituj në tri vite në Itali

- Bota Sot

Kapiteni i Kosovës’, dy tituj në tri vite në Itali

Napoli është shpallur kampion i Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit – një fitore ku kontribut dha edhe Amir Rrahmani me një asist të jashtëzakonshëm.

Java e 38-të e sezonit shënoi fundin e këtij edicioni për napolitanët e drejtuar nga Antonio Conte.

Ata arritën ta mposhtin Interin në garën për titull, edhe pse zikaltrit fituan gjithashtu 2-0 ndaj Comos.

Fitorja 2-0 mjaftoi që Napoli të siguronte titullin kampion për herë të katërt në histori në Serie A.

Ky është titulli i dytë i Rrahmanit me Napolin, pas triumfit të parë para dy sezonesh nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Napoli e mbyll sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht konkurruese brenda futbollit italian.



Read it all at Bota Sot