Nuk ka asnjë barazim mes Milanit dhe Monzës në Serinë A

- Bota Sot

Nuk ka asnjë barazim mes Milanit dhe Monzës në Serinë A

Nuk ka asnjë barazim mes Milanit dhe Monzës në Serinë A, me katër fitore për kuqezinjtë dhe një për miqtë. Këto pesë përballje kanë prodhuar një mesatare prej 3.2 golash për ndeshje.

– Dy ndeshjet e zhvilluara në “San Siro” mes Milanit dhe Monzës janë fituar nga kuqezinjtë me një rezultat total 7-1. Vetëm ndaj Atalantës (10 gola) dhe Romës (tetë) Monza ka pësuar më shumë gola jashtë fushe në Serinë A.

– Milani do ta mbyllë këtë kampionat pa një vend që siguron pjesëmarrjen në garat europiane për sezonin pasardhës për herë të parë që nga viti 2015-2016, kur përfundoi në vendin e 7-të.

– Milani ka humbur 16 ndeshje në sezonin 2024-2025 në të gjitha kompeticionet, dhe vetëm në tri sezone në historinë e tij (që nga 1929-30) ka pësuar më shumë humbje zyrtare: më 2013-2014, 1996-1997 dhe 1973-1974 (të tria me nga 17 humbje).

– Milani ka fituar tetë ndeshje në shtëpi këtë kampionat (7 barazime, 3 humbje), dhe në 20 sezonet e fundit (që nga kthimi i Serisë A me 20 skuadra në 2004-2005), vetëm dy herë nuk ka arritur të paktën nëntë fitore në shtëpi në një sezon, në 2007-08 dhe në 2020-21 (tetë në të dyja rastet).

– Në rast humbjeje, Monza do ta mbyllë këtë kampionat me 18 pikë, në renditje. Në epokën e tri pikëve për fitore, vetëm katër skuadra kanë përfunduar një sezon të Serinë A nën këtë kufi (Breshia me 12 në 1994-1995, Napoli me 14 në 1997- 1998, Ankona me 13 në 2003-2004 dhe Salernitana me 17 në 2023-2024).

– Monza fitoi ndeshjen e fundit jashtë fushe (2-1 ndaj Udinezes), pas 10 humbjeve radhazi jashtë shtëpie në Serinë A, me një mesatare prej 2.7 golash të pësuar për ndeshje. Miqtë nuk kanë arritur dy fitore radhazi jashtë fushe në kampionat që nga periudha shkurt-mars 2024 (atëherë kundër Salernitanës dhe Xhenoas).

– Monza është një nga dy skuadrat (së bashku me Empolin) kundër të cilave Tizhani Reijnders ka shënuar më shumë se një gol në Serinë A (nga dy gola kundër secilës). Me 10 gola dhe katër asistime, holandezi mund të bëhet mesfushori i parë qendror i Milanit me të paktën 15 kontribute direkte në gola në një kampionat që nga Frank Kesi në 2020-2021 (17).

– Me një gol të shënuar, Kristian Pulisiç do të barazonte rekordin e tij personal të golave në një sezon, në pesë kampionatet më të mëdha europiane (12 me Milanin në 2023-2024), ndërsa me një kontribut të ri (gol ose asist) do të vendoste rekordin absolut të tij në këto gara, 20 kontribute në Serinë A 2024-2025 (11 gola + 9 asistime), njësoj si sezonin e kaluar (12 gola + 8 asistime).



Read it all at Bota Sot