Aberdeen fiton trofeun për herë të parë pas 35 vitesh

- Bota Sot

Aberdeen fiton trofeun për herë të parë pas 35 vitesh

Surprizë e madhe në finalen e Kupës së Skocisë, ku Celtic i drejtuar nga Brendan Rodgers u mposht në fund nga pika e bardhë e penalltisë nga Aberdeen.

Ekipi i drejtuar nga suedezu Jimmy Thelin fiton trofeun e Kupës së Skocisë për herë të parë pas 35 vitesh.

Finalja u zhbllokua në minutën e 39-të, aty ku Alfie Dorrington i pafat dërgoi padashje topin në portën e tij, pas një goditjeje këndi të Celtic. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Celtic. 

Goli i barazimit erdhi në minutën e 83-të pas një gafe të portierit Kasper Schmeichel. 

Koha e rregullt mbaroi 1-1.

Ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku as aty nuk ndryshoi rezultati. Ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku lojtarët e Aberdeen u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 4-3.



Read it all at Bota Sot