Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në një stadium e në një spektakël të madh! Xhaka pensionohet në atmosferën drithëruese

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në një stadium e në një spektakël të madh! Xhaka pensionohet në atmosferën drithëruese

Data 24 maj e vitit 2025 do të shënohet me shkronja të arta për kapitenin Taulant Xhaka!

Djali nga Kosova, ish reprezentues i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, përshendetet nga loja aktive.

Përshendetet ashtu siç i ka hije një emër i madh dhe në një atmosferë drithëruese në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel!.

Shaqiri me shokë feston

409 ndeshje me Baselin, një kampion i madh Taulant Xhaka, me lot në sy i jep lamtumirë futbollit aktiv.

I pranishëm ylli i futbollit Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe alfa e omega e Bayer Leverkuseni, për ta nderuar vëllain e tij, Taulantin! 

Taulant e Granit Xhaka

Fjalët e tij ishin shpërthyese në spektaklin e Baselit, kampion i ri i Zvicrës.

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka së bashku në stadium dhe në një spektakël të madh, Shaqiri në fushën e lojës e Xhaka në tribuna duke e përcjellur ndeshjen. 

Baseli e ka demoluar me rezultat 4:0 Luzernin e Donat Rrudhanit.

Albian Ajeti shënoi golin e epërsisë në minutën e 18-të, duke vazhduar me gola Otele (40), Kade (55) e Traore (77). 

Granit Xhaka

Taulant Xhaka është zëvendësuar në minutën e 35-të, ku mori duatrokitje të zjarrta.

Donat Rrudhani u paraqit titullar për Luzernin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në mitutëm e 29-të.

Xherdan Shaqiri, Leon Avdullahu, Taulant Xhaka, Albian Ajeti, katër shqiptarë që startuan për Baselin..

Avdullahu e Ajeti u zëvendësuan në mintuën e 66-të.

Baseli ka përfunduar në vend të parë me 73 pikë dhe Luzern në të gjashtin me 52 sosh.



Read it all at Bota Sot