Zelensky thirrje SHBA-së e Europës: I jepni një përgjigje të fortë Putinit

- Bota Sot

Zelensky thirrje SHBA-së e Europës: I jepni një përgjigje të fortë Putinit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare që t’i japin një përgjigje të fortë dhe vendimtare ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë për qytetet ukrainase.

“Rusia po mbjell çdo ditë tmerr dhe vrasje”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky kujtoi se sulmet e fundit masive, veçanërisht në Kiev, kanë dëmtuar civilët dhe ndërtesat e banimit si dhe bizneset e ukrainasve.

Ai përmendi gjithashtu sulmet e vazhdueshme në Odesa, Kharkiv, Sumy dhe rajone të tjera çdo ditë.

“E gjithë kjo kërkon një përgjigje – një përgjigje të fortë nga Shtetet e Bashkuara, nga Evropa, dhe nga e gjithë bota që kërkon që kjo luftë të përfundojë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Ai theksoi se Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar vazhdimisht të vendosë armëpushimin dhe sulmet e përditshme vetëm sa forcojnë nevojën për presion të vazhdueshëm ndërkombëtar.

“Çdo ditë dëshmon se pa presion ndaj Rusisë, lufta do të vazhdojë”, tha kreu i shtetit ukrainas.

Gjithashtu, Zelensky vuri në dukje se Ukraina mbetet e hapur për të gjitha format e diplomacisë që mund të japin rezultate reale dhe të garantojnë sigurinë.

“Java tjetër duhet të jetë një kohë për veprim që synon rritjen e presionit ndaj Rusisë – me fjalë të tjera, me qëllim sigurimin e paqes”, përfundoi Zelensky.

Mbrëmjen e së shtunës Kievi dhe shtatë rajone të tjera të Ukrainës u goditën nga sulmet ruse në shkallë të gjerë që përfshinin 250 drone sulmues dhe 14 raketa balistike, duke goditur infrastrukturën civile.



Read it all at Bota Sot