U kritikua nga Slot, reagon Trent

- Bota Sot

U kritikua nga Slot, reagon Trent

Trent Alexander Arnold, djaloshi që doli nga akademia e Liverpoolit, kohë më parë njoftoi largimin e tij nga klubi i tij i fëmijërisë.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët në ndeshjen e parë pas njoftimit të tij për largim, e pritën me brohoritje hyrjen e tij në fushë.

Fjalë jo fort të këndshme pati edhe trajneri i “The Reds”, Arne Slot, i cili në një deklarim të fundit tha se Trenti ka mundur të jetë mbrojtës më i mirë, dhe se jo çdo herë e ka dhënë maksimumin në fushë.

Pas këtij deklarimi, ka ardhur edhe reagimi i “Scouserit”.

“20 vjet. Dhashë gjithçka nga vetja”, shkroi Trent në Instagram.

Liverpooli arriti të shpallet kampion i Premier Ligës këtë sezon, duke u barazuar me tituj, nga 20 sosh, me rivalin e madh, Manchester United.

Trent do ta luajë të dielën ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin, para se të bëhet, siç pritet, lojtar i Real Madridit.



Read it all at Bota Sot