Kosova Dusseldorf përgatitet për fitore dhe për të shkruar historinë

- Bota Sot

Kosova Dusseldorf përgatitet për fitore dhe për të shkruar historinë

Kosova Dusseldorf është shumë afër historisë, hyrjen në Oberliga (rangu i pestë i Gjermansë).

Djelmoshat kuqezi sot në orën 15.00 synojnë fitore në përballje me VSF Amern.

Fitore që hap rrugën për në Oberliga.

Kosova

Muhamet Vila ka bërë një përshkrim interesant për presidentin e klubit Bujar Neziri dhe kolektivin që po bëjnë krenarë shqiptarët.

“Düssldorfi -qyteti që dha shpirt futbollit.

Düsseldorfi botërisht iu tregoi se ku është shikueshmëria e FC Kosova Dusseldorfit.

Qyteti që jeton me futbollin.

Qyteti që ka në gjak futbollin dhe traditen.

Tradita është në këtë qytet.

Qyteti që i bën 180 kombësi që i bënë krenar të gjithë.

Qytetari është që e ka bërë Düsseldorfin të bukur dhe krenarë.

Per të dhënë këtë vlerësim shkencëtarët përdorën raportin e artë një parametër që konsiderohet si një mjet I dobishëm për llogaritjen e bukurisë.

Qyteti si tempull që iu dha shqiptarëve shikueshmërinë e kohërave të arta, të viteve të 70-ta, 80-ta dhe 90-ta!

Düsseldorfi meriton për çdo gjë Komplimente si në kulturë e sport.

Düsseldorfi që i dha dritë jeshile Klubit FC Kosova Düsseldorf.

Shqiptarët punuan fort në punë dhe profesionalizëm, përkushtimi dhe vizion kombëtar dhe sportiv.

Ku për vite me radhë,kanë ndërtuar me sukses një rrjet, projekt të qendrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Ky rrgëtim nisi në rrethana të vështira,me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë.

Nga puna vizionare e Bujar Nezirit dhe bashkëpunëtorëve të tij në kohën e okupimit të Kosovës, te rezistenca e palëkundur, themeluan klubin FC Kosova Düsseldorf.

Në këto faza ndërtuan themelet e fuqishme mbi të cilat qëndrojnë sot në Landesliga.

Ky triumf është dëshmi e dashurisë së pashuar për futbollin dhe e shpirtit janë Veteranët.

Mirënjohje për veteranët për organizimin e mirëfilltë dhe bashkëpunimin me klubin FC Kosova Düsseldorf.

Veteranët janë të shenjt dhe shembull frymëzimi për gjeneratat e reja dhe vlerë e madhe për komunitetin tonë në Düsseldorf.

Klubi më i miri shqiptar në Mërgatë FC Kosova Düsseldorf me hapa të sigurt drejt Oberligës.

FC Kosova ka arritur fitore të bukur kundlr Holzhaimit dhe kemi dalur prapë në vendin dytë për në Oberliga.

Presidenti i FC Kosova Düsseldorf ka disa herë që ka thënë : klubi i më suksesshmi ndër shqiptarë dhe më i trofeshmi është FC kosova Düsseldorf.

Falë donatorëve shqiptarë sot jemi këtu.

Se ne jemi në rangun e 6-të dhe jemi gati në rangun e 5-të.

Jemi edhe me organizim më së miri, sepse i qëndrojmë klubit afër me financa, por dhe me mbështetje morale.

FC Kosova Düsseldorf përgatitet për Oberliga.

Puna për të mbajtur gjallë klubin është trajneri Shyqeri Alili 

Ishte legjenda e klubit mbi 15 vite, lojtar e kapiten te FC Kosova Düsseldorf.

Misionet që i kam nisur, kurrë nuk i kam lënë përgjsmë-dhe as këtë mision nuk do ta lë pa e përmbushur,me përkrahjen tuaj.

Përmes shkrimeve të shumta, qoftë studime e përshkrime, reportazhe, takime sjell para nesh boten dhe shpirtin, kontributin te FC Kosova Düsseldorf.

Duke evidentuar historinë dhe shembujtë pozitiv,për t‘i shkruar e përgjthësuar 

Sot, rikthehet spektakli i madh në stadium të ri.

Interesimin që pritet të jetë i madh nga Tifozat Kuq e Zi dhe qytetarët e Düsseldorfit.

“Tifozët tanë s‘janë thjesht spektatorë-janë zëri i një populli që kurrë s‘u përkul.

Në çdo brohorim jehon historia jonë“.

FC Kosova Düsseldorf ndeshjen e radhės e luan sot në ora 15::00 në stadiumin e ri Benrath.

FC Kosova Düsseldorf është dashuri e pathyeshme”, ka shkruar Vila.



Read it all at Bota Sot