Skuadra e Chelseat është rikthyer në UEFA Champions League për sezonin e ri 2025/26.
Blutë e Londrës shënuan fitore minimale 0:1 ndaj Nottingham Forestit, me golin e vetëm të shënuar nga Levii Colwill.
Me këtë fitore, Chelsea siguron pozitën e katërt me 69 pikë.
Në anën tjetër, Newcastle Unitedi siguron Ligën e Kampionëve falë fitores së Manchester Unitedit ndaj Aston Villas.
Skuadra e Eddie Howe pësoi humbje të befasishme në shtëpi ndaj Evertonit me shifrat minimale 0:1.
Në Europa League do të luajë Aston Villa, kurse në Conference League do luajë Nottingham Forest, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë në garat e UEFA-s.