Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për "ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave".
Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti të siguronte furnizime meenergjigjatë krizës energjetike në Gjermanipas pandemisë dhe fillimit të luftës në Ukrainë: "Do të doja tju falënderoja për këtë përpjekje pothuajse mbinjerëzore".
Ajo shtoi se Habeck ka kontribuar në rimëkëmbjen e vendit nga krizadhe se ai gjithashtu mori "masa jopopullore". Stafi i Ministrisë së Ekonomisë duartrokiti për një kohë të gjatë dhe Habeck u prek.
Reiche synon të shfuqizojë ligjin më të rëndësishëm të Habeck
Ndërkohë, Reiche po punon për të ndryshuar ligjin më të rëndësishëm të Habeckut: "Ligjin eEnergjisë për Ndërtesa", të cilin populli e quan "Ligji i Ngrohjes". Në fund të fundit, marrëveshja e koalicionit me socialdemokratët parashikon qartë shfuqizimin e këtij ligji. Si ministër, Habeck u përpoq të eliminonte dobësinë e politikës gjermane për klimën - ndërsa ndërtimi i burimeve të rinovueshme të energjisë po përparon, gjermanët ende po ngrohen me gaz që dëmton atmosferën. Kjo është arsyeja pse ai detyroi ligjërisht vendosjen e pompave të ngrohjes dhe u përpoq të vendoste një afat kohor për jetëgjatësinë e sistemeve të ngrohjes me gaz. Gjermanët e pritën këtë me mosmiratim, ndërsa të Gjelbrit u akuzuan se donin të dominonin edhe për instalimet e ngrohjes së bodrumeve.
Reiche dëshiron të ndryshojë ligjin që parashikon rinovimin e impianteve të ngrohjes me gaz që janë instaluar para vitit 1991 si dhe ta shfuqizojë këtë dispozitë. Në të njëjtën kohë, futja e pompave të ngrohjes, pas vështirësive fillestare, tani po bën përparim të mirë. Në muajt e parë të këtij viti, shitjet u rritën me 35 për qind në një total prej 62,000 njësish.
Martin Zabel, menaxheri i Shoqatës Federale të Pompave të Ngrohjes, thotë se sheh "dritë në fund të tunelit", pasi subvencioni shtetëror prej 70 për qind tani është "stabilizuar" dhe priten shitje vjetore të 260,000 pompave. Habeck vendosi një objektiv prej 500,000 pompash të reja në vit në fillim të vitit 2022. Zabel beson se tendenca pozitive në treg është rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit se zëvendësimi i burimeve të energjisë fosile ka kuptim.
Ministrja Reice njoftoi se në qeverinë e re gjermane, përveç mbrojtjes sëklimës, siguria energjetike ka një përparësi absolute dhe se kjo përfshin ndërtimin e termocentraleve të reja me gaz. Gazi është sigurisht më pak i dëmshëm për klimën sesa qymyri, të cilin Gjermania dëshiron ta nxjerrë nga përdorimi deri në vitin 2038.
Qymyri aktualisht siguron 20 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse qeveria e mëparshme ishte në favor të ndërtimit të termocentraleve me gaz, por jo në të njëjtën shkallë si Reiche
A janë planet e ministres "të ekzagjeruara"?
Ekspertja e njohur e energjisë Claudia Kehmfert nga Instituti për Mbështetje Ekonomike (DIW) i tha medias gjermane se planet e ministres së re ishin "krejtësisht të ekzagjeruara". Ajo tha se ka alternativa në energjinë hidroelektrike, duke krijuar fleksibilitet në sistem dhe bateri të mëdha për ruajtjen e energjisë. Dhe eksperti i ndryshimeve klimatike i Greenpeace, Martin Kaiser, i tha DW se Gjermania duhet më në fund të ndërpresë zinxhirin e furnizimit me energji fosile dhe të bëhet e pavarur nga importet duke ndërtuar burime të rinovueshme më shpejt. Sipas tij, Reiche po shkon në drejtimin e kundërt, duke rritur varësinë nga lëndët djegëse fosile.
Megjithatë, kancelari i ri Friedrich Merz donte të siguronte para për një fond të posaçëm nga i cili do të financohej rindërtimi i infrastrukturës në Gjermani. Kushtetuta nuk lejonte huamarrje të tilla, dhe një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte e nevojshme për të ndryshuar këtë dispozitë kushtetuese.
Për sigurimin e votave të nevojshme duhej edhe mbështetja nga të Gjelbrit edhe pse të larguar ndërkohë nga pushteti. Ata negociuan me mjeshtëri me kristiandemokratët. Dispozita kushtetuese u ndryshua, Gjermania arriti të krijonte fondin enkas me 500 miliardë euro shtesë për planet ambicioze të qeverisë së re. Por çmimi i mbështetjes së të Gjelbërve për një shumicë prej dy të tretash në Bundestag ishte – 100 miliardë euro, pra gjithsej një e pesta e fondit të posaçëm për mbrojtjen e klimës.
Meqenëse kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë u forcuan, Ministrisë së Mjedisit i mbeti vetëm përgjegjësia për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës. Ministri i ri socialdemokrat Carsten Schneider nuk është në qendër të vëmendjes për momentin.
Martin Kaiser beson, se ministri i ri e konsideron me të drejtë politikën e klimës si pjesë të politikës ndërkombëtare të sigurisë dhe se Schneider duhet të forcojë mbrojtjen globale të klimës pavarësisht Trump.
Megjithatë, pyetja është nëse ai do të jetë në gjendje të imponojë konceptet e tij në qeverinë gjermane, pranë një Ministre të fortë të Ekonomisë si Reiche./DW