Fabrizio Romano jep lajmin se Man Utd ka siguruar shërbimet e Matheus Cunha

- Bota Sot

Fabrizio Romano jep lajmin se Man Utd ka siguruar shërbimet e Matheus Cunha

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha është pranë kalimit te Manchester United nga skuadra e Wolverhampton Wanderers.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, të gjitha palët kanë arritur një marrëveshje verbale.

Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me klubet që po finalizojnë dokumentacionin.

Çmimi i marrëveshjes është rreth 62.5 milionë funte dhe do të paguhet në këste.

Cunha do të firmosë një kontratë afatgjatë me Manchester United, deri në qershor të vitit 2030.

Kontrata do të përfshijë edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2031.

Sezonin aktual, Cunha ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 35 paraqitje. 



Read it all at Bota Sot