Një shtetas nga Shqipëria tenton t’u japë ryshfet policëve në Vërmicë

- Gazeta e Prizrenit

Një shtetas nga Shqipëria tenton t’u japë ryshfet policëve në Vërmicë

Një person nga Shqipëria është shoqëruar për intervistim pasi ka tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve policorë në Vërmicë.

Referuar njoftimit, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet për t’u paraqitur më 26 maj para prokurorit.

Raporti nga PK:

DHËNIE RYSHFETI- SPK-Vërmicë / 25.05.2025 – 08:45. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili kishte tentuar tu jap ryshfet zyrtarëve policor, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i janë  sekuestruar dokumentet (pasaporta dhe libreza e automjetit), për tu paraqitur me datë 26.05.2025 para prokurorit kompetent. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.



Read it all at Gazeta e Prizrenit