Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se vendi i tij dëshiron që t’i japë fund luftës këtë vit dhe është e gatshme të diskutojë masat që do të kontribuojnë në çdo formë.
Andriy Sibikha në një intervistë me Libération, i përshkroi deklarata e Kremilinit në lidhje me pushtetin e paligjshëm të presidentit Volodymyr Zelensky, duke vënë ën dukje se Rusia ‘gjithmonë përdor argumente të rreme kur nuk ka propozime konkrete”.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë në çdo formë masat që do të kontribuojnë në përfundimin e kësaj lufte. Ne me të vërtetë duam ta eliminojmë atë këtë vit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të vazhdojmë presionin mbi Rusinë, me aleatët tanë si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara“, tha Sibiha.
Po ashtu ai kujtoi projektligjin e senatorit amerikan Lindsey Graham për forcimin e sanksioneve, i cili tashmë ka mbështetje të gjerë në Kongres. “Kongresi mund të luajë një rol vendimtar në demokraci dhe siguri. Arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë është gjithashtu në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara“, theksoi diplomati.