Sulmuesi i Manchester City-t,Erling Haaland, ka folur pas një sezoni zhgënjyes për ekipin e tij.
Megjithatë, ‘Qytetarët’ me fitoren ndaj Fulhamit të dielën që lamë pas, ia dolën që të sigurojnë në vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
As-i norvegjez e pranon se City nuk bëri sezon të mirë, megjithatë, Haaland thotë se skuadra e tij, do të rikthehet më të fortë në sezonin e ardhshëm.
“Nuk mund ta fitosh (Premier League) çdo vit. Askush nuk e ka fituar katër herë radhazi. Ne përfunduam të tretët këtë sezon, por City e ka fituar Premier League në gjashtë nga tetë vitet e fundit”, tha Haaland.
“Nëse do të isha tifoz i City, nuk do të ankohesha. Do doja ta kishim fituar edhe këtë vit, por nuk mund të ndodhë gjithmonë. Vitin tjetër do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë një sezon shumë më të mirë”, ka theksuar sulmuesi norvegjez.