Liverpool shpreh interes për Wirtz

- Bota Sot

Liverpool shpreh interes për Wirtz

Liverpooli, kampion i Premier League, ka shprehur interes për mesfushorin e kërkuar të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ka konfirmuar të hënën drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

Wirtz i ishte bashkuar Leverkusenit nga rivalët lokalë të Cologne në verën e vitit 2020.

Mesfushori ka luajtur një rol kyç në suksesin historik të Leverkusenit, duke ndihmuar skuadrën të fitojë titullin e parë në Bundesligë në sezonin 2023-24, ndërsa vetë ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin gjerman. 

Rolfes ka thënë se Liverpool po kërkon transferimin e Wirtz, por se marrëveshja ende nuk është finalizuar.

“Ai është lojtari ynë. S’ka dyshim që ka shumë interes”, ka deklaruar ai. “Është një temë e hapur me Florianin, do të shohim. Që Liverpool ka interes konkret, kjo është e qartë, por për momentin nuk ka çfarë të themi më shumë”. 



Read it all at Bota Sot