Finlanda thërret ambasadorin rus pas dyshimeve për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët ushtarakë

- Bota Sot

Finlanda thërret ambasadorin rus pas dyshimeve për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët ushtarakë

Ministria e Jashtme e Finlandës ka thirrur ambasadorin e Rusisë në Helsinki, pas një shkeljeje të dyshuar të hapësirës ajrore finlandeze nga dy avionë ushtarakë rusë, që besohet të ketë ndodhur javën e kaluar pranë brigjeve të Porvoo-s, në jug të vendit.

Në një deklaratë për Reuters, ministria finlandeze njoftoi se ambasadorit rus iu përcoll qëndrimi i Helsinkit, duke e cilësuar incidentin si një çështje të rëndësishme dhe serioze. “Ambasadorit iu tha se Finlanda e merr seriozisht shkeljen e dyshuar territoriale”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet finlandeze kanë nisur një hetim për incidentin përmes Rojës Kufitare, ndërsa ambasadori rus, sipas ministrisë, është zotuar se do ta përcjellë këtë mesazh në Moskë.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, rajoni i Detit Baltik ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie për shkak të një sërë incidentesh të ndërlidhura me infrastrukturën kritike si kabllot e energjisë, linjat e telekomunikacionit dhe tubacionet e gazit.

Në këtë kuadër, NATO ka shtuar ndjeshëm praninë e saj me mjete detare, aeroplanë dhe dronë.



Read it all at Bota Sot