Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur rrugëtimin e saj në Europianin e U-17 që po zhvillohet në vendin tonë. Kuqezinjtë nuk mundën të fitojnë asnjë ndeshje, madje nuk kanë gjetur asnjëherë as rrugën e rrjetës, duke dështuar në këtë kompeticion.
Ekipi i udhëhequr nga Andrea Tedesco u rendit e fundit në grupin A, duke mos mundur të lërë gjurmë. Por dështimi në këtë turne duket se ka një “fajtor”. Sipas sulmuesit të Juventusit, Arman Durmishi gjithçka ndodhi për shkak të trajnerit.
Sipas 16-vjeçarit, italiani nuk di çfarë duhet të bëjë dhe në këto kushtë ndodh, pasi ekipi ka lojtar mjaft të fortë dhe cilësorë. Por nuk u shfrytëzuan siç duhet.
“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me skuadra të forta, por besoj se edhe ne jemi shumë lojtarë të fortë, por kur e kemi trajnerin që nuk di çfarë të bëjë me këto lojtarë të fortë është pak ndryshe të luaj, dhe për të fituar është pak rëndë.
Për këto lojtarë që kena dhe jemi shumë të fortë në skuadër, besoj na duhet një trajner më i fortë”, ka deklaruar Durmishi.