Ja kush janë objektivët në merkato

- Bota Sot

Ja kush janë objektivët në merkato

Erik Ten Hag është i përzgjedhuri i Bajer Leverkusenit për të zënë vendin e lënë bosh pas largimit të Xabi Alonsos drejt Realit. Trajneri holandez ka lënë pas krahëve aventurën e dështuar në Angli ku drejtoi për disa muaj ekipin e Junajtit ku fitoi edhe dy trofe.

“Me afrimin e një profili si Erik Ten Hag kemi afruar një trajner fitues dhe me shumë eksperiencë. Ajaksi i tij dominoi futbollin holandez nga 2018 deri më 2022.

Ai gjithashtu tregoi aftësitë e veta edhe si trajner i Junajtid”, tha Simon Rolfes përpara gazetarëve.

Drejtori sportiv i Leverkusenit ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e të ardhmes. Largimi i Tah, Frimpong dhe ai i Virc nuk do të jenë të lehtë për tu kaluar nga Bajer Leverkusen. Sipas medieve gjermane ish-kampionët e Gjermanisë kanë nisur që të kërkojnë lojtarë si Joan Garsia, Malik Ço, Arnaud Kalimuendo dhe Pedro Gonçalves.

Portieri i Espanjoll është projektuar për të qenë numri një në portë. Ndërsa për të zëvendësuar Tah drejtuesit e Bajerit kanë hedhur shikimin nga Serie A, ku profili i mbrojtësit të Milanit duket mjaft interesant.



Read it all at Bota Sot