Kevin Zefi vendosi të ndryshojë kombëtaren duke u larguar nga Irlanda.
Talenti i Romës megjithatë do i mungojë Kombëtares U-21 për miqësoret e qershorit.
Trajneri i Kombëtares U-21 ka zbuluar se mungesa e tij vjen për shkak të pasaportës.
“Kevin Zefi mungon për arsye proceduriale, për shkak të pasaportës, e cila nuk i është bërë akoma, jemi duke pritur”, u shpreh Bushi në konferencën e sotme për shtyp.
20-vjeçari është pjesë e Romës U-20. Më parë ka luajtur vetëm me moshat e Irlandës ku numëron edhe 9 gola.
Zefi la Interin në janarin e vitit 2024, për t’ju bashkuar Romës te moshat. Në këtë edicion numëron 3 gola dhe 7 asiste. Po ashtu edhe Ranieri e ka ftuar në stërvitje me ekipin e parë.