Ministri i jashtëm turk kërkesë Moskës: Turqia e gatshme të mirëpresë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë!

- Bota Sot

Ministri i jashtëm turk kërkesë Moskës: Turqia e gatshme të mirëpresë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë!

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i kërkoi Rusisë, që bisedimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të mbahen në Stamboll.

Hakan Fidan ishte në Moskë për një vizitë dy-ditore dhe gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin rus, ai zhvilloi konsultime me udhëheqjen ruse mbi të ardhmen e Sirisë, një çështje që është një përparësi kryesore në axhendën e Ankarasë.

Duke iu referuar takimit të djeshëm me presidentin rus, Ministri i Jashtëm turk deklaroi se ngriti çështje të rëndësishme me Vladimir Putinin , për të cilat edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i ndjeshëm.

“Është e rëndësishme që bisedimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë me një rezultat. Ne shqyrtuam bisedimet që u zhvilluan në Stamboll. Ua përcollëm atyre kërkesën tonë që bisedimet e ardhshme (Rusi-Ukrainë) të mbahen në Turqi.

“Ua përcollëm atyre se jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë në këtë drejtim”, tha ai, duke iu drejtuar gazetarëve sot, pas takimit që pati me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Hakan Fidan shprehu gjithashtu shpresën se negociatat do të çojnë shpejt në një armëpushim dhe më pas në një paqe të qëndrueshme.

Gjithashtu ministri turk nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton sigurisë së lundrimit në Detin e Zi, duke theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të jetë në kontakt me Rusinë për këtë çështje.



Read it all at Bota Sot