Wojciech Szczesny ka qenë një ndër yjet e Barcelonës këtë sezon.
Ai u rikthye nga pensionimi në tetor të vitit të kaluar, ku i cili erdhi si zëvëndësues për Ter Stegenin e lënduar.
Forma e dobët e Inaki Penas e shndërroi polakun në startues të padiskutueshëm, ku në të shumtën e rasteve ishte shpëtimtar për “Blaugranat”.
Kishte polemika rreth kontratës së re të polakut, të cilën nuk e kishte nënshkruar ende, por tifozët e Barcelonës mund të flenë rehat pasi që polaku pritet të nënshkruajë kontratën së shpejti.
Szczesny, këtë sezon bëri 30 paraqitje me Barçën duke mbajtur portën e paprekur në 14 ndeshje.