Në fjalimin e saj në konventën e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua realitetit ekonomik të Evropës dhe marrëdhënieve euroatlantike.
“Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat e saj të brendshme, të cilat i ka imponuar vetes vitet e fundit.
Nxitja e re për tregun e përbashkët të brendshëm është një përparësi që mund të na mbrojë nga zgjedhjet e vendeve të tjera që preferojnë proteksionizmin”, tha kryeministrja italiane.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë thelbësore për të ruajtur fuqinë e Perëndimit, e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë.
Gjatë vizitës sime në Uashington, propozova një takim në Romë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara”, tha numri një i qeverisë italiane.
“Takimi i parë, ai i Ursula von der Leyen me J.D. Vance, u zhvillua më 18 maj në pallatin qeveritar të Palazzo Chigi, në Qytetin e Përjetshëm.
Ishte fillimi i një dialogu që Italia ka vazhduar ta lehtësojë ditët e fundit dhe i cili duhet të promovohet, sipas mendimit tim, me një qasje më politike sesa burokratike”, tha Meloni.