Çifti Macron paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme pas largimit të tyre nga Vietnami, një ditë pas mbërritjes së tyre dhe shuplakës shumë të diskutuar që presidenti francez duket se mori nga gruaja e tij.
Emmanuel dhe Brigitte Macron u ngjitën së bashku shkallët e avionit presidencial, duke mbajtur krahët e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.
Me të mbërritur në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u kapur fort me njëri-tjetrin. Një ditë më parë, me mbërritjen e tyre, pamjet e drejtpërdrejta nga mbërritja e tyre kishin kapur Brigitte Macron duke i rënë me shuplakë ose duke e shtyrë burrin e saj.
Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte të gjithë çështjen, duke thënë se ata po bënin shaka. Kjo u tha edhe në deklaratat e presidentit francez, i cili dënoi "teoritë" që po dëgjoheshin në lidhje me të dhe gruan e tij. Pas ngjarjes, u vu re një tension mes çiftit. Brigitte Macron refuzoi t’i jepte dorën burrit të saj dhe zbriti shkallët duke u mbajtur pas parmakut.