Dëshira e madhe e Xabi Alonsos

- Bota Sot

Dëshira e madhe e Xabi Alonsos

Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku do ketë shumë afrime të reja, por sigurisht edhe largime nga ekipi aktual. Një nga objektivat kryesor për merkaton e verës është Joao Neves, kërkesë e veçantë e Xabi Alonso-s.

Dëshira e trajnerit të ri të Real Madridit është të ketë një organizator që kombinon teknikën, vizionin dhe dinamizmin në mesin e fushës, cilësi që 20-vjeçari portugez i përmbush më së miri. Joao Neves u transferua verën e kaluar nga Benfica te PSG për 60 milionë euro dhe gjatë sezonit të tij të parë në Paris është rritur shumë si lojtar.

Kontrata aktuale me PSG-në skadon në vitin 2029 dhe duket shumë e vështirë që klubi francez të heq dorë prej tij.

Megjithatë, te Reali mendojnë se kanë një propozim joshësh për kampionët e Francës duke i ofruar në këmbim të Neves një shumë të caktuar ekonomike si dhe njërin nga 3 yjet e tyre: Rodrygo, Brahim Diaz ose Eduardo Camavinga.

Javët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kjo lëvizje e guximshme nga klubi madrilen do të bëhet realitet apo do mbetet thjesht një dëshirë…



Read it all at Bota Sot