Uniformën e policisë së Serbisë deshën ta veshin, por kjo iu pamundësua.
Kështu, 11 shqiptarë të Luginës që aplikuan për t’u bërë pjesë e forcave të rendit, të shtetit fqinj të Kosovës, u refuzuan.
Në tri komunat e asaj që njihet edhe si Kosova Lindore, u pranuan 65 policë të rinj.
Nga 43 kandidatët e pranuar për Preshevë e Bujanoc dhe 22 në Medvegjë, Serbia nuk zgjodhi asnjë shqiptar.
Kësaj përzgjedhje iu ngjit emri diskriminim. Të paktën sipas kryetarit të Këshillit kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, që tha se bashëkombasve të tij iu bë e padrejtë testin e gjuhës serbe.
Por, një ish nënkolonel i policisë në Kosovë beson se ka tjera arsye pse shqiptarët u injoruan.
Serbia, sipas këtij udhëheqësi policor, e ka obligim pranimin e shqiptarëve nëpër institucionet e tri komunave të Luginës.
Se pati diskriminim të shqiptarëve e pohojnë edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.
Që Serbia duhet ta ndjek shembullin e Kosovës, e tha edhe ministri i dorëhequr i Punëve të brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, Sipas tij, veç në tre konkurset e fundit për policë, të veçanta për komunitetet, janë inkuadruar 210 pjesëtarë të rinj nga komuniteti serb.