Publikohen pamjet e natës kritike kur në “Kobra City” të Prizrenit – mbeti i vra*rë djaloshi nga Kukësi

- Gazeta e Prizrenit

Publikohen pamjet e natës kritike kur në “Kobra City” të Prizrenit – mbeti i vra*rë djaloshi nga Kukësi

Dibran Hoxha është sjellur duarlidhur në gjykatore, për t’u përballur me provat që në seancën e sotme, u prezantuan nga Prokuroria Speciale.

Si provë e parë, janë këto pamje të dy janarit të vitit 2023, të natës kritike, kur në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.

I akuzuari kryesor për këtë vrasje është Dibran Hoxha, kurse të bashkëakuzuar për vepra të ndryshme penale, janë edhe Roland Susuri, Arben Bezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, raporton Tëvë 1.

Ky deklarim i rreshterit policor, u kundërshtua nga mbrojtja e Hoxhës.

Prokuroria prezantoi gjithashtu disa biseda nga përgjimet që u janë bërë të akuzuarve gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

Këto përgjime, i kundërshtuan mbrojtja e të akuzuarve.

Avokati Latifaj propozoi gjithashtu që të bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohej edhe një dëshmitare, dëshmia e së cilës kishte mbetur në gjysmë, mirëpo që e njëjta nuk u paraqit në Gjykatë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit